Sociale 2 May 2026, 08:52 Nga VNA

Kreditë rëndojnë më shumë mbi familjet, përkeqësohen pritshmëritë financiare

Ndaje në Whatsapp

Kreditë rëndojnë më shumë mbi familjet,

Aftësia paguese e familjeve shqiptare ka shfaqur shenja dobësimi gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025, ndërsa pesha e huamarrjes ka vijuar të rritet lehtë, sipas të dhënave të Raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë dhe vrojtimit mbi gjendjen financiare të familjeve.

Të dhënat tregojnë se rreth 17% e familjeve kanë të paktën një hua për të shlyer në momentin e intervistimit. Ky nivel është rritur me 0.7 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm, por mbetet 0.5 pikë përqindje më i ulët se një vit më parë dhe ndjeshëm nën mesataren historike prej 26%.

Megjithatë, treguesit e ngarkesës me borxh sugjerojnë një përkeqësim të situatës. Rreth 78% e familjeve deklarojnë se këstet e huasë zënë më pak se 30% të të ardhurave mujore, por ky raport ka rënë me 5% në krahasim me gjashtë muaj më parë dhe me 6% në terma vjetorë. Paralelisht, është rritur pesha e familjeve për të cilat pagesat e huasë tejkalojnë 30% të të ardhurave, duke sinjalizuar një rritje të barrës financiare për një pjesë të huamarrësve.

Sa i takon perceptimit të familjeve, rreth 57% e huamarrësve deklarojnë se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025, ndërsa 75% presin që kjo situatë të mbetet e njëjtë edhe në gjysmën e parë të vitit 2026. Megjithatë, indekset që matin pritshmëritë për këtë tregues tregojnë një përkeqësim të përgjithshëm dhe një nivel më të ulët optimizmi për periudhën në vijim.

Nga ana tjetër, kërkesa për kredi pritet të rritet lehtë. Rreth 63% e familjeve deklarojnë se nuk planifikojnë të marrin hua të reja në gjashtë muajt e ardhshëm. Pesha e atyre që konsiderojnë mundësinë për të marrë ose rimarrë një kredi është rritur me 1 pikë përqindje në krahasim me gjashtë muaj më parë, por ka rënë me 4 pikë përqindje në terma vjetorë, duke treguar për një rigjallërim modest të kërkesës për financim nga familjet. /ekofin.al

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme