Sociale 10 October 2025, 07:28 Nga VNA

Kontrollet e ISHMT: Tregu më i pastër, por lodrat e fëmijëve mbeten problem

Ndaje në Whatsapp
Kontrollet e ISHMT: Tregu më i pastër, por lodrat e fëmijëve

Lodrat dhe produktet për fëmijë, që prindërit i blejnë me besimin se janë të sigurta, kanë qenë sërish nën lupën e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Nga 279 lodra të testuara, tre nuk përmbushnin standardet e sigurisë, një detaj që ngre shqetësime, pavarësisht rezultateve pozitive në shumicën e produkteve të tregut.

Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, në fokus të inspektimeve kanë qenë lodrat, detergjentët, tekstilet, veshjet e këmbës dhe produktet për fëmijë si karrocat, biberonat dhe takëmet. Nga inspektimet, janë vendosur gjithsej 12 masa administrative, përfshirë 11 gjoba dhe një paralajmërim.

Elementi më i ndjeshëm mbetet tregu i lodrave. Gjatë vitit 2024, ISHMT kreu 43 inspektime tek operatorët ekonomikë që importojnë apo shpërndajnë lodra. Nga 279 produkte të kontrolluara, 3 prej tyre rezultuan jo në përputhje me legjislacionin për sigurinë e lodrave. Për këtë shkelje është vendosur një gjobë administrative.

Ndërkohë, kontrolli i detergjenteve, një tjetër kategori që prek direkt konsumatorin, rezultoi pa shkelje. Nga 113 inspektime të zhvilluara në subjekte prodhuese dhe importuese, të gjitha 956 produktet e testuara ishin në përputhje me rregullat për etiketim dhe përbërje.

Sektori i tekstileve dhe veshjeve të këmbës gjithashtu ka treguar përputhje të plotë me standardet. ISHMT raportoi 47 inspektime për etiketimin e materialeve të këpucëve dhe 114 për produktet tekstile, ku asnjë produkt nuk rezultoi problematik.

Institucioni thekson se është përqendruar edhe tek produktet për fëmijë, ku janë inspektuar 181 artikuj si biberona, karroca dhe rrethore, të cilët kanë rezultuar konform standardeve të sigurisë.

Një tjetër prioritet ka qenë monitorimi i qeseve plastike, në zbatim të ndalimit ligjor të qeseve që nuk plotësojnë kriteret mjedisore. Për këtë kategori janë vendosur 2 masa gjobë për shkelje të legjislacionit./Monitor

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme