Sociale 13 May 2026, 07:23 Nga VNA

Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, Tatimet: E drejta për aplikim nuk humbet për 5 vite

Ndaje në Whatsapp
Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, Tatimet: E drejta për

Të gjithë ata individë, si ata që kanë fëmijë në ngarkim dhe që nuk kanë, por pasi plotësuan Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025) rezultuan me tepricë kreditore apo tatim të mbipaguar, kanë të drejtë këtë shumë ta përfitojnë si kompensim në llogaritë e tyre bankare.

E drejta për aplikim me qëllim përfitimin e kompensimit për asnjë kategori nuk humbet për 5 vite. Afati i shqyrtimit të kërkesës për kompensim nga administrate tatimore është deri në 2 muaj.

“Nuk ka një afat të posaçëm ligjor për paraqitjen e kërkesës për rimbursim. E drejta e individëve për kompensim apo rimbursim nuk humbet për 5 vite. Nëse nuk kërkohet këtë vit, shuma mbetet si tepricë për individët deri në 5 vite.

Por nëse do të kërkohet të përfitohet në llogari bankare do të duhet të plotësohet kërkesa dhe të dorëzohet dokumentacioni justifikues. Në të kundërt është një tepricë që mbetet e vlefshme në llogarinë e individëve”, sqaroi më herët për Monitor, Rozana Çelmeta, drejtore e procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Por që kompensimi të përfitohet në llogarinë bankare, duhet të plotësohet një kërkesë online në sistemin e-Filing, të ngarkohen dokumentet justifikuese përfshirë certifikatën familjare, faturat e shpenzimeve arsimore të fëmijëve për ata prindër që kanë të ardhurat vjetore nën 1.2 mln lekë në vit dhe IBAN të llogarisë bankare në formatin pdf (qoftë të nxjerrë nga aplikacioni i llogarisë ose të marrë pranë sportelit të bankës).

Përfitues të kompensimit janë si individët që do të rezultojnë me tatim të mbipaguar, pas zbritjes së shpenzimeve të fëmijëve në vlerën 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim dhe 120 mijë lekë për arsimin për individët që kanë të ardhura nën 1.2 mln lekë, por edhe individët që nuk kanë fëmijë, por rezultojnë me tepricë nga rillogaritja e tatimit.

Përveç këtyre kategorive, për herë me plotësimin e DIVA 2025, kompensim do të përfitojnë edhe ata individë që nuk kanë fëmijë në ngarkim, por që nga rillogaritja vjetore e tatimit rezultojnë me mbipagesë.

Si do të bëhet aplikimi për të gjitha kategoritë

Kategoritë përfituese krahas plotësimit të saktë të dhënave bankare në rubrikën “Detajet e bankës” në e-Filing dhe formularit të kërkesës me tekstin

“Unë i nënshkruara XY me numër identifikimi I….. kërkoj të më rimbursohet nëpërmjet llogarisë bankare, shuma e tatimit të mbipaguar me vlerë X lekë pas plotësimit nga DIVA 2025.”

Krahas tyre aplikuesi në rast se ka fëmijë në ngarkim dhe përfiton kompensim pas njohjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë për çdo fëmijë, duhet të ngarkojë si dokumentacion, certifikatën familjare dhe numrin IBAN të llogarisë bankare në formatin pdf (qoftë të nxjerrë nga aplikacioni ose të marrë pranë bankës).

Individëve që ju zbriten shpenzimet arsimore për fëmijë në shumën maksimale prej 120 mijë lekë, përveç certifikatës familjare, numrin IBAN të llogarisë bankare duhet të ngarkojnë në sistem edhe faturat e fiskalizuara të shpenzimeve arsimore, me qëllim justifikimin e tyre.

Kategoria e individëve pa fëmijë por që rezultojnë me tatim të mbipaguar, po ashtu kanë të drejtë të kërkojnë kompensim në llogarinë bankare.

Krahas plotësimit të kërkesën me tekst duhet të ngarkojnë në sistem edhe dokumentacionin e IBAN.

Ndiqni videon tutorial të realizuar nga Monitor që shpjegon hap pas hapi procedurën për aplikim për kompensim: https://www.youtube.com/ëatch?v=XhAfcIYJxEk

Me qëllim sigurimin e vendosjes së të dhënave të sakta dhe shmangien e vonesave në procesin e rimbursimit administrata tatimore ka publikuar udhëzuesin për deklarimin e të dhënave të sakta të llogarisë bankare.

Udhëzimi për deklarimin e llogarisë bankare është ky: Klikoni këtu për të hapur tutorialin

Sipas tatimeve, plotësimi i llogarisë bankare është i domosdoshëm për vijimin e procedurës së rimbursimit nga Administrata Tatimore.

https://monitor.al/kompensimi-nga-diva-tatimet-publikojne-udhezimin-per-deklarimin-e-llogarise-bankare/

77 mijë individë do të përfitojnë kompensim nga fëmijët

Afati për plotësimin e DIVA 2025 përfundoi më 31 Mars 2026 Në total për 2025 janë plotësuar gjithsej 164,263 deklarata individuale të të ardhurave, një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ministrit të Financave Petrit Malaj janë rreth 77 mijë individë pritet të përfitojnë kompensim nga sistemi DIVA për fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Sistemi ka gjeneruar një fond total prej 1.4 mld lekësh për rimbursim për individët me tepricë kreditore. Deri tani janë kërkuar vetëm 670 mln lekë nga individët për t’u kaluar në llogaritë e tyre bankare./ marrë nga Monitor.al

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme