Sociale 16 October 2025, 17:19 Nga VNA

Këshilli Ndërfetar falënderon PS dhe PD për qëndrimin e përbashkët ndaj projektligjit për “Barazinë Gjinore”

Ndaje në Whatsapp
Këshilli Ndërfetar falënderon PS dhe PD për qëndrimin e

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen e tij për qëndrimin e unifikuar dhe të përgjegjshëm të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike lidhur me projektligjin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për “Barazinë Gjinore”.

Në një deklaratë zyrtare, Këshilli vlerëson se ky vendim pasqyron respektin për vlerat natyrore, parimet themelore të shoqërisë shqiptare dhe ndjeshmërinë ndaj traditës kulturore e fetare të vendit. Po ashtu, theksohet se dialogu dhe bashkëpunimi institucional i treguar gjatë procesit përbëjnë një shembull pozitiv të maturisë politike dhe kujdesit për të mirën e përbashkët.

Këshilli shprehu mirënjohje të veçantë për ekspertët e pesë komuniteteve fetare, juristët, sociologët dhe specialistët që kontribuan në përgatitjen e raportit profesional dhe lobimin pranë institucioneve brenda dhe jashtë vendit.

Një falënderim iu drejtua edhe mediave shqiptare për pasqyrimin korrekt të zhvillimeve, duke ndihmuar në informimin e drejtë të opinionit publik.

Në përfundim, Këshilli Ndërfetar rikonfirmon angazhimin për të mbështetur çdo nismë që mbron vlerat njerëzore, morale dhe shoqërore, si dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme