Sociale 2 April 2026, 14:29 Nga VNA

Karteli i "fshehur" i 2025-ës, sytë ishin te celularët e bankat, por gjobat "ranë" mbi tregtarët e specave dhe domateve

Ndaje në Whatsapp

Kur dëgjojmë fjalën "kartel" apo "marrëveshje e ndaluar", mendja na shkon menjëherë te kompanitë e mëdha të telefonisë celulare, te bankat që na vjelin komisione apo te çmimet e kripura të barnave në farmaci. Por, Raporti Vjetor i Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2025 i analizuar nga VNA, zbulon një realitet tjetër: ndërsa sektorët e mësipërm janë nën "lupë" apo thjesht po monitorohen, goditja e vërtetë për marrëveshje të ndaluara ka rënë mbi një sektor që prek xhepin e çdo shqiptari në tryezë – tregun e fruta-perimeve.

 

Skaneri i 2025-ës, goditja më e madhe tek fruta-perimet

Sipas dokumenteve zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës (AK), rasti më flagrant i vitit që lamë pas ishte hetimi i thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Hetimi zbuloi se gjashtë ndërmarrje (Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK) kishin vepruar si një trup i vetëm. Në vend që të konkurronin me njëra-tjetrën, ato kishin koordinuar çmimet e blerjes ndaj fermerëve, duke u diktuar atyre kushtet dhe duke aplikuar marzhe fitimi (mark-up) që shkonin deri në 115%. Kjo do të thotë se ndërsa fermeri e shiste prodhimin me çmim minimal, konsumatori në qytet e blinte atë më shumë se dyfish, falë kësaj marrëveshjeje të paligjshme.

Për këtë, AK i ndëshkoi të gjashtë subjektet me gjoba që arrijnë në 0.15% të xhiros së tyre vjetore dhe i vendosi nën monitorim të rreptë për një vit.

 

Celularët, bankat dhe barnat ja hedhin paq

Po me "të mëdhenjtë" çfarë po bëhet? Burimet zyrtare tregojnë se situata në këta sektorë është ndryshe:

Tregu celular: Megjithëse dyshimet janë të forta, AK nuk ka dalë ende me një vendim gjobitjeje për kartel. Megjithatë, Vodafone Albania dhe One Albania janë aktualisht nën një hetim të thelluar që zgjati deri në nëntor 2025. Autoriteti ka konstatuar një strukturë "duopol" (vetëm dy lojtarë), sinkronizim çmimesh dhe oferta identike, por vendimi final pritet të jetë pjesë e raportimit të vitit 2026.


Bankat: Pas monitorimit të tarifave në bankomate, Konkurrenca nuk gjeti një kartel klasik, por një "transparencë të kufizuar". Në vend të gjobave, AK i ka nisur rekomandime Bankës së Shqipërisë për të kontrolluar metodologjinë e komisioneve, sidomos për tërheqjet nga kartëmbajtësit e huaj.


Barnat: Për ata që prisnin gjoba në farmaci, raporti sqaron se çmimet e barnave me ekskluzivitet janë të kontrolluara nga shteti (përmes Komisionit të Çmimit të Barnave). Si rrjedhojë, çmimet bazohen në deklarimet CIF të importit dhe marzhet e miratuara me VKM, duke mos lënë hapësirë për marrëveshje të lira tregtare që mund të ndëshkohen nga ky ligj.


Abuzimi me çimenton, gjoba rekord

Nëse fruta-perimet ishin "karteli" i vitit, gjoba më e rëndë individuale nuk erdhi nga një marrëveshje, por nga abuzimi me pozitën dominuese. Kompania Antea Cement SHA u ndëshkua me një gjobë rekord prej rreth 97.7 milionë lekësh. Ky subjekt u gjet përgjegjës për shkelje të rëndë të konkurrencës në tregun e prodhimit dhe shitjes së çimentos gri, një goditje kjo që tregon se fokusi i Autoritetit është shtrirë edhe te industria e rëndë e ndërtimit.

Karteli i "fshehur" i 2025-ës, sytë ishin te celularët

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme