Sociale 10 September 2025, 08:17 Nga VNA

Kapiteni Gjimshiti i vetmi me këmbë në tokë për gjendjen e Kombëtares. Euforia e zbrazët për një fitore minimale

Ndaje në Whatsapp
Kapiteni Gjimshiti i vetmi me këmbë në tokë për

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, pas fitores minimale ndaj Letonisë, ishte i vetmi që foli me këmbë në tokë dhe larg euforisë gati qesharake për një fitore minimale me penallti. Ai u ndal tek lodhja, për përmirësimet që duhen bërë dhe për rëndësinë e tri pikëve – një deklaratë e qartë dhe e matur, larg fishekzjarreve falc të drejtuesve të FSHF dhe trajnerit Silvinjo.

Ndërkohë, jashtë fushës, realiteti ishte krejt tjetër: trajneri, Federata, kryeministri Rama madje edhe kryetari i opozitës Berisha u hodhën të gjithë në garë kush e kush të përgëzonte më shumë këtë “fitore historike” me një gol nga penalltia. Një ndeshje e zbehtë u shndërrua në festë kombëtare, sikur të kishim mposhtur Brazilin në Maracanã.

Ironia është se, ndërsa Gjimshiti pranon se skuadra ka ende shumë për të rregulluar, politika shqiptare dhe Federata ecin me logjikën e sukseseve të mëdha në rezultatet më të vogla. Dhe kështu, një penallti ndaj Letonisë mjafton për të ndezur një entuziazëm falc që nuk çon askund. Përveç se drejt dështimit të radhës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme