Sociale 14 February 2026, 15:44 Nga VNA

Kaos orientimi në QSUT: Mungesa e sinjalistikës vështirëson lëvizjen e pacientëve

Ndaje në Whatsapp

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, institucioni më i madh shëndetësor në vend, problematikat nuk kufizohen vetëm te shërbimi mjekësor. Mungesat e theksuara shtrihen edhe në infrastrukturë, duke reflektuar një neglizhencë të vazhdueshme ndaj standardeve minimale të orientimit dhe mirëmbajtjes.

Kaos orientimi në QSUT: Mungesa e sinjalistikës vështirëson


Një nga shqetësimet më të dukshme lidhet me tabelat orientuese për pacientët dhe familjarët. Në shumë raste, ato janë të padukshme, të mbuluara nga pisha, ndërsa në raste të tjera janë dëmtuar apo “shkulur” plotësisht, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen brenda ambienteve të spitalit.

Kaos orientimi në QSUT: Mungesa e sinjalistikës vështirëson


Për një institucion që përballon çdo ditë mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, mungesa e sinjalistikës funksionale mbetet problem serioz organizimi dhe sigurie.

Kaos orientimi në QSUT: Mungesa e sinjalistikës vështirëson


Pacientë në gjendje të rënduar, familjarë të shqetësuar dhe të moshuar detyrohen të pyesin në çdo hap për të gjetur pavionin apo shërbimin përkatës, një situatë që nuk i shkon për shtat spitalit më të madh publik në vend.

Kaos orientimi në QSUT: Mungesa e sinjalistikës vështirëson

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme