Sociale 29 November 2025, 18:03 Nga VNA

Kaos në fluturimet ajrore botërore pas urdhrit urgjent të Airbus, po Rinasi?

Ndaje në Whatsapp
Kaos në fluturimet ajrore botërore pas urdhrit urgjent të Airbus,

Një numër i madh fluturimesh në mbarë botën është prekur sot nga anulime dhe vonesa, pasi Airbus lëshoi një urdhër urgjent për rikthim softueri në rreth 6 000 avionë të familjes A320.

Ky është një nga modelet më të përdorur të avionëve të pasagjerëve në botë, dhe masa e menjëhershme ka shkaktuar pengesa të konsiderueshme në operacionet ajrore, sipas Reuters.

Urdhri erdhi pas një incidenti të muajit të kaluar, kur një avion i JetBlue pësoi rënie të papritur të lartësisë për shkak të një defekti në softuerin e kontrollit të fluturimit. Hetimet zbuluan se modeli A320 ka nevojë për përditësime të detyrueshme, ndërsa në disa avionë kërkohet edhe ndërhyrje teknike shtesë.

Si rezultat, shumë kompani ajrore ndërkombëtare, përfshirë American Airlines, Air France, Lufthansa, Avianca dhe të tjera , kanë njoftuar anulime, vonesa ose riorganizime të orareve të fluturimeve.

Linjat ajrore po përpiqen të zbatojnë përditësimet gjatë natës për të shmangur ndërprerje të mëtejshme, por pritet që pasojat të ndihen gjatë gjithë fundjavës.

Zyrtarë të aviacionit në Evropë, Azi dhe SHBA janë vënë në gatishmëri për të mbikëqyrur procesin e rikthimit të softuerit dhe sigurinë e avionëve përpara rikthimit të tyre në operim normal.

Sipas Reuters, situata po sjell vonesa dhe shqetësime të mëdha për udhëtarët, në një periudhë me fluks të lartë udhëtimesh, duke krijuar një prej ndërprerjeve më të mëdha ajrore të muajve të fundit.

Po Rinasi?

Në aeroportin e Rinasit, sipas një vëzhgimi në faqen zyrtare, pjesa më e madhe e fluturimeve janë nisur normalisht. Dhe të tjerat janë në proces. Por ka pasur dhe anulime, si Air Albania drejt Milanos në mesditë, që është anuluar.

Situata drejt normalizimit

Në ditët e fundit, disa linja ajrore kanë njoftuar se pjesë e avionëve të tyre tashmë i janë nënshtruar përditësimit dhe janë rikthyer në operim. Për shembull, American Airlines tha se shumica e avionëve të tij A320 do të jenë gati për fluturim deri këtë fundjavë.

Në disa raste, përmirësimet u arritën gjatë natës pa sjellë më shumë probleme , pasi zgjidhja ishte kryesisht softuerik./Monitor

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme