Sociale 24 January 2026, 14:33 Nga VNA

Kaos në aeroportin e Brindisit: Devijimi i fluturimeve drejt Tiranës solli trazira, nisin hetime për tre shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Kaos në aeroportin e Brindisit: Devijimi i fluturimeve drejt Tiranës

Nata mes 6 dhe 7 janarit u shndërrua në kaos në aeroportin e Brindisit, pasi dy fluturime të kompanisë Wizz Air me destinacion Tiranën, që vinin nga Bergamo dhe Bolonja, u devijuan drejt aeroportit të Salentos për shkak të kushteve të këqija të motit në Shqipëri.

Vendimi për devijimin e avionëve shkaktoi reagime të ashpra nga një pjesë e pasagjerëve, të cilët u grumbulluan në pistë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit për rikthimin e qetësisë dhe garantimin e sigurisë.

Sipas autoriteteve italiane, tre persona me origjinë shqiptare, të identifikuar përmes kamerave të sigurisë së aeroportit, dyshohet se kanë pasur rol kyç në përshkallëzimin e situatës. Ata akuzohen për sjellje agresive dhe për nxitjen e pasagjerëve të tjerë për t’iu bashkuar protestës.

Prokuroria e Brindisit ka nisur hetime ndaj tyre për disa vepra penale, përfshirë prishje të shërbimit publik, sulm dhe kërcënime ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë të pronës publike, pushtim arbitrar të ambienteve publike si dhe shkelje të rregulloreve të sigurisë aeroportuale.

Tre të dyshuarit u identifikuan gjatë kontrolleve kufitare në terminalin e Costa Morena-s, në momentin kur po përgatiteshin të hipnin në tragetin drejt Vlorës. Ndërkohë, pasagjerët e tjerë u përballën me orë të tëra tensioni dhe u detyruan të braktisnin udhëtimin ajror drejt Shqipërisë.

Sipas raportimit të Corriere, në fund të gjithë pasagjerët u kthyen në Shqipëri duke përdorur mjete alternative udhëtimi.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme