Sociale 5 February 2026, 08:07 Nga VNA

Itali/ Familja shqiptare humb jetën nga rrjedhja e gazit, dyshohet defekt në kaldajë

Ndaje në Whatsapp
Itali/ Familja shqiptare humb jetën nga rrjedhja e gazit, dyshohet defekt

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku katër anëtarë të një familjeje humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit. Tragjedia ka ndodhur në qytetin e Luccas, ndërsa një person i pestë ka mbetur i shtruar në spital. 

Sipas raportimeve të mediave italiane, viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët e tyre, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç. Familja u gjet pa shenja jete brenda banesës, ndërsa autoritetet dyshojnë se shkak i ngjarjes është bërë një defekt në kaldajën e shtëpisë, që ka shkaktuar rrjedhje monoksidi karboni. Hetimet janë ende në vijim për të përcaktuar rrethanat e sakta të tragjedisë. 

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në mbrëmje, rreth orarit të darkës. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur tryezën e shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë. Alarmimin e autoriteteve e ka bërë vëllai i kryefamiljarit, pasi pas trokitjeve të shumta nuk ka marrë përgjigje dhe është detyruar të thyejë derën e banesës.

Në momentin e ndërhyrjes, edhe efektivë të karabinierisë që hynë në banesë për të dhënë ndihmën e parë kanë pësuar intoksikim të lehtë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, familjari i pestë ka humbur ndjenjat nga monoksidi i karbonit dhe është transportuar me urgjencë në spital. 

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme