Sociale 20 October 2025, 16:27 Nga VNA

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë: pëson arrest të dytë kardiak në spitalin privat të Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë: pëson

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet prej disa ditësh i shtruar në reanimacionin e një spitali privat në Tiranë pas një arresti kardiorespirator. Ai është hospitalizuar që prej datës 8 tetor dhe, sipas burimeve pranë spitalit, gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme Nano ka pësuar edhe një tjetër arrest kardiak, duke humbur përkohësisht koshiencën, ndërsa organet vitale vijojnë të funksionojnë.

Fatos Nano ka pasur probleme të vazhdueshme me mushkëritë dhe është trajtuar më herët për sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK). Edhe në vitin 2023, ai është shtruar në spital dhe ka kaluar disa ditë në intubim për shkak të përkeqësimit të gjendjes respiratore.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme