Sociale 9 December 2025, 15:07 Nga VNA

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Ndaje në Whatsapp
Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,51 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Transporti” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje secili.

Krahasuar me muajin nëntor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,0%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3%, Shërbimi arsimor” me 1,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%, “Komunikimi” me 1,3%, “Transporti” me 0,8%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,6% secili.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,9%, pasuar nga nëngrupet “Vajra dhe yndyrna” me 4,6%, “Peshk” me 3,3%, “Mish” me 2,9%, etj.

Krahasuar me muajin Tetor 2025, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,8%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 %, “Transporti” me 0,2 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1% secili./Monitor 

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme