Sociale 13 November 2025, 09:20 Nga VNA

Inceneratori i Tiranës do të “djegë” edhe 30 milionë euro deri më 2028

Ndaje në Whatsapp

Inceneratori i Tiranës do të “djegë” edhe 30

Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) për ndërtimin e inceneratorit fantazmë të Tiranës edhe 30 milionë euro për periudhën 2026-2028, sipas të dhënave zyrtare në projektbuxhetin e vitit 2026.

Edhe pse impianti nuk po ndërtohet, qeveria vijon të kryejë pagesat me një korrektësi të lartë, nga të gjitha kontratat e tjera të investimeve publike.

Këto pagesa vijnë në një kohë kur nuk është bërë asnjë investim për impiantin, ndërsa mbetjet e kryeqytetit vazhdojnë të depozitohen në landfillin ekzistues të Sharrës.

Inceneratori i Tiranës do të “djegë” edhe 30
Landfilli i Tiranës

Ministria e Financave më parë justifikoi vazhdimin e financimeve me nevojën për të respektuar detyrimet kontraktuale dhe për të shmangur penalitetet, duke pranuar dobësitë e kontratës ku fondet disbursohen pa kuotat e punimeve. Kjo ndodh edhe pse ligji organik i buxhetit dhe një seri udhëzimesh nuk lejojnë pagesa buxhetore pa një situacion punimesh.

Deri në 22 tetor 2025, buxheti ka dhënë mbi 8,9 miliardë lekë ose mbi 90 milionë euro për ndërtimin e objektit që nuk ekziston, sipas të dhënave nga Open Data Albania.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës përfshin çdo vit në planifikimet buxhetore shuma të konsiderueshme për shërbimin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kontrata e inceneratorit parashikohet të përfshijë edhe fazën e djegies me prodhim energjie, fazë që ende nuk ka nisur dhe deri tani ka djegur vetëm fondet publike.

Qeveria Shqiptare në vitet 2016-2017 planifikoi ndërtimin e 3 incineratorëve në Elbasan me kapacitet 140 ton/ditë, në Fier me kapacitet 200 ton/ditë dhe Tiranë me kapacitet 920 ton/ditë.

Incineratorët në Elbasan dhe Fier janë financuar me skemën e Partneritetit Publik – Privat (PPP), tashmë janë jashtë funksionit pasi rezultuan tërësisht kontratat korruptive të vërtetuara nga hetimet e SPAK.

Kontrata e inceneratorit të projektuar në Tiranë është aktive dhe financohet përmes një koncensioni 30 vjeçar me vlerën 128 milionë Euro, shumë kjo që alokohet tërësisht deri në vitin 2028 dhe deri më tani janë dhënë më shumë se 70% e fondeve.

Qeveria programoi se kapaciteti i tre inceneratorëve së bashku është sa 43% e totalit të mbetjeve që gjenerohen në të gjithë vendin, por tani mosfunksionimi i tyre ka futur vendin në një emergjencë mjedisore dhe pa një vizion të qartë se do të vazhdohet, përderisa vitin që vjen mbetjet e gjeneruara në Përrenjas, Librazhd, Elbasan, Fier Lushnjë etj do të depozitohen në Shkodër.

Kjo mënyrë do të krijojë kosto të larta ta transportit, pasi me rrugën ekzistuese që lidh Shkodrën me pjesën tjetër të vendit ka gjithmonë shumë trafik. Qeveria ka projektuar të përdorë Shkodrën për të depozituar mbetjet e gjysmës së Shqipërisë, në një kohë ku hapësirat për landfille afër qyteteve të mëdha nuk janë ezauruar./Monitor.al/

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme