Sociale 4 February 2026, 16:49 Nga VNA

Ilaçe jetike, radhë të pafundme te farmacia e QSUT-së

Ndaje në Whatsapp

Ilaçe jetike, radhë të pafundme te farmacia e QSUT-së

Radhë të gjata vijojnë të krijohen gjatë gjithë ditës pranë farmacisë spitalore të QSUT-së, ku qytetarët tërheqin barna me rimbursim apo medikamente të domosdoshme për trajtimin e sëmundjeve të rënda, përfshirë kancerin.

Të moshuar, gra dhe fëmijë detyrohen të presin për një kohë të gjatë për të siguruar ilaçet e nevojshme, shpesh në kushte të vështira dhe pa hapësira të mjaftueshme për t’u ulur apo për t’u strehuar.

Situata mbetet problematike dhe tregon se shërbimi farmaceutik publik ende nuk arrin të përballojë fluksin e pacientëve që varen çdo ditë nga këto medikamente jetike.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme