Sociale 27 February 2026, 18:27 Nga VNA

Vështirësi në aksesin e Urgjencës te Spitali “Nënë Tereza”

Ndaje në Whatsapp
Vështirësi në aksesin e Urgjencës te Spitali

Punonjës të Urgjencës në Spitali Universitar “Nënë Tereza” kanë ngritur shqetësimin për bllokimin e hyrjes së godinës së urgjencës, duke e cilësuar këtë situatë si një pengesë serioze për mbarëvajtjen e punës së përditshme.

Sipas tyre, mbyllja e hyrjes ka ndikuar drejtpërdrejt në lëvizjen e shpejtë dhe efikase të stafit mjekësor. Ata shprehen se janë të detyruar të përdorin hyrje alternative, duke lëvizur rreth e rrotull ambienteve të spitalit ose duke hyrë nga kati -1, çka rrit rrezikun për vonesa në ndërhyrjet emergjente dhe në dhënien e ndihmës për pacientët në gjendje kritike.

Shqetësime kanë ngritur edhe pacientë dhe familjarë, të cilët e konsiderojnë të pajustifikuar bllokimin e hyrjes së urgjencës. Sipas tyre, ky ndryshim po krijon vështirësi të mëdha, sidomos për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, për të cilët çdo metër shtesë në kushte urgjence përbën rrezik.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme