Sociale 21 November 2025, 11:19 Nga VNA

Humbjet e mëdha, ‘Turkish Airlines’ vendos të shesë aksionet te Air Albania

Ndaje në Whatsapp
Humbjet e mëdha, ‘Turkish Airlines’ vendos të shesë

Të mërkurën, bordi i Turkish Airlines njoftoi investitorët nëpërmjet një shpalljeje të shkurtër se do t’i shiste aksionet e tij në kompaninë ajrore shqiptare, Air Albania.

“Bordi ynë i drejtorëve ka vendosur të shesë të gjitha aksionet në Air Albania SHPK, ku kompania jonë zotëron një përqindje prej 49%,” tha kompania Turkish Airlines në një njoftim, duke shtuar se çdo zhvillim material i lidhur me këtë vendim do të ndahej me investitorët.

Kompania ajrore Air Albania u themelua me ndihmën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2018, me investitorë Turkish Airlines, MDN Investments dhe Albcontrol. Turkish Airlines zotëron 49% të aksioneve, MDN Investments 41% dhe Albcontrol 10%. Albcontrol është kompani shtetërore shqiptare, ndërsa MDN Investments kontrollohet nga biznesmeni vlonjat Sinan Idrizi dhe vajzat e tij.

Sipas raportit të konsoliduar financiar 9-mujor të Turkish Airlines për vitin 2025, Air Albania ka akumuluar rreth 50 milionë dollarë borxhe të pashlyera ndaj kompanisë mëmë. Raporti thekson se kompania turke kishte në vitin 2025 rreth 41 milionë dollarë të arkëtueshme tregtare afatshkurtra nga Air Albania dhe 12 milionë dollarë të arkëtueshme afatgjata.

Në krahasim, të ardhurat e Air Albania ishin rreth 2 milionë dollarë, ndërsa humbjet arritën në 3 milionë dollarë në 9 muajt e parë të vitit 2025.

Sipas pasqyrave të konsoliduara për periudhën deri më 30 shtator 2025, Air Albania paraqitet në një gjendje të brishtë financiare, e varur ngushtësisht nga mbështetja e Turkish Airlines. Kompania ajrore shqiptare vazhdon të jetë me kapital negativ dhe prej vitit 2019 humbjet e saj nuk pasqyrohen më në bilancin e Turkish Airlines, pasi e tejkalojnë pjesën që i takon grupit në sipërmarrjen e përbashkët.

Ndërkohë, detyrimet e Air Albania-s ndaj Turkish Airlines – përfshirë të arkëtueshmet afatshkurtra, të arkëtueshmet afatgjata dhe detyrime të tjera tregtare, mbeten të larta, duke e çuar ekspozimin total financiar në mbi 50 milionë dollarë.

Kompania Air Albania gjeneron shumë pak të ardhura për Turkish Airlines dhe nuk raporton fitim, duke sinjalizuar një model operimi që mbështetet te financimi dhe infrastruktura e partnerit turk, ndërkohë që vetë është vendosur në themele të dobëta financiare dhe me perspektivë të pasigurt për qëndrueshmëri afatgjatë.

Megjithë humbjet e mëdha financiare, për vite me radhë kompania Air Albania ka subvencionuar përdorimin e një avioni Airbus-319, konfigurim VIP nga kryeministri Edi Rama, në bazë të një marrëveshje kuadër. Përdorimi i këtij avioni nga kryeministri dhe shpenzimet për operimin e tij kanë qenë burim akuzash nga opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, e cila ka kërkuar ngritjen e një komisioni parlamentar. Kërkesa e PD-së është hedhur poshtë nga mazhoranca.

Përpara shitjes së aksioneve të Air Albania, nëpërmjet një marrëveshjeje të nënshkruar më 20 tetor në Ankara, kompania turke ka vendosur t’ia falë Forcave të Armatosura Shqiptare avionin Airbus 319 që më parë është përdorur nga kryeministri shqiptar.

Ky avion, edhe pse me një moshë 26-vjeçare, ka sipas marrëveshjes një vlerë prej 11.9 milionë euro dhe do t’i transferohet Forcave të Armatosura Shqiptare./Reporter.al

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme