Sociale 9 August 2025, 10:08 Nga VNA

Historia e ilustruar Skënderbeut botuar në gazetat amerikane nga J. Carroll Mansfield

Ndaje në Whatsapp

Historia e ilustruar Skënderbeut botuar në gazetat amerikane nga J.

Në tetor - nëntor 1936, publiku amerikan u njoh për herë të parë me historinë epike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut, falë ilustrimeve të ilustruesit të njohur amerikan J. Carroll Mansfield. Veteran i Luftës së Parë Botërore në Evropë, Mansfield, solli një kontribut unik në edukimin vizual të historisë përmes serisë së tij të famshme “Highlights of History”. Ky botim, i publikuar në suplementet e së dielës të gazetave amerikane, ilustroi historinë e heroit kombëtar shqiptar përmes 23 ilustrimesh, duke e prezantuar Skënderbeun si një figurë historike që udhëhoqi rezistencën arbërore kundër Perandorisë Osmane.

Historia e ilustruar Skënderbeut botuar në gazetat amerikane nga J.

Lindur më 4 janar 1899 në Baltimore, Maryland, James Carroll Mansfield rriti pasionin për historinë dhe vizatimin që nga fëmijëria, i frymëzuar nga një ambient liberal dhe prindërit e tij, i ati një tregtar i suksesshëm dhe një nënë e angazhuar në aktivitetet baptiste. Seria e tij, e nisur më 1924 dhe zgjeruar me një version me ngjyra në 1926, u bë një hit kombëtar, duke u promovuar si një mjet edukativ historik për miliona amerikanë. ndryshe nga komikset tradicionale. Episodi i parë filloi ciklin me ilustrime të heroit kombëtar, duke e paraqitur Skënderbeun mbi një kalë me flamurin shqiptar si simbol i rezistencës, duke treguar origjinën e tij, konvertimin e detyruar në Islam dhe arratisjen nga sundimi osman për të udhëhequr popullin e tij. Ilustrimet përfshijnë një hartë të Ballkanit për kontekstin gjeografik dhe skena të bisedave me sulltanin, me ngjyra të gjalla dhe detaje të pasura që theksojnë kostumet historike dhe peizazhet.

Historia e ilustruar Skënderbeut botuar në gazetat amerikane nga J.


Pjesa e dytë, gjithashtu, përqendrohet në betejat e hershme, duke e shfaqur Skënderbeun tek organizonte rezistencën kundër osmanëve dhe mbrojtjen e fortesave si Krujën. Ilustrimet përfshijnë skena luftarake dinamike dhe një hartë që tregon lëvizjet e tij në Shqipëri, si dhe momentet e negociatave me armiqtë, me ngjyrat e errëta dhe kontrastet që theksojnë dramacitetin e betejave.

Historia e ilustruar Skënderbeut botuar në gazetat amerikane nga J.


Pjesa e tretë, e datës 8 nëntor 1936, vazhdon me rezistencën, duke treguar Skënderbeun që organizon sulme kundër forcave osmane dhe rrethimin e Krujës. Ilustrimet përfshijnë skena të strategjive ushtarake, një hartë të zonave të kontrolluara dhe peizazhe malore të Shqipërisë dhe fitoret e tij.
Mansfield përmes ilustrimeve të tij të detajuara dhe teksteve të kuptueshme, ai e bëri Skënderbeun të njohur për lexuesit amerikanë, duke kontribuar në përhapjen e historisë botërore përmes një formati vizual inovativ për kohën.

Historia e ilustruar Skënderbeut botuar në gazetat amerikane nga J.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme