Sociale 29 January 2026, 17:12 Nga VNA

Higjiena në urgjencën e spitalit të Korçës në gjendje alarmante

Ndaje në Whatsapp

Higjiena në urgjencën e spitalit të Korçës në

Higjiena në urgjencën e spitalit të Korçës paraqitet në gjendje alarmante. Pacientët që paraqiten me temperaturë të lartë si pasojë e virozave sezonale, përveç gjendjes së rënduar shëndetësore, detyrohen të përballen edhe me kushte të theksuara papastërtie.

Në ambientet e urgjencës vërehen shenja të qarta të papastruara, përfshirë mbetje të të vjellave nga pacientë të mëparshëm, çka përbën rrezik serioz për përhapjen e infeksioneve.

Pacientët që shkojnë për të marrë serum apo trajtim mjekësor, në vend që të ndihen të sigurt, përballen me frikën se mund të infektohen edhe më tej, duke shtuar rrezikun për komplikacione të tjera shëndetësore.

Higjiena në urgjencën e spitalit të Korçës në

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme