Sociale 6 March 2026, 11:39 Nga VNA

Hetime pas vetëhedhjes së një 72-vjeçareje nga Shtëpia e të Moshuarve në Gjirokastër

Ndaje në Whatsapp
Hetime pas vetëhedhjes së një 72-vjeçareje nga

Pas vetëhedhjes së një 72-vjeçareje nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër kanë nisur hetimet për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e institucionit.

Dorjana Demo, 50 vjeçe, drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarve dhe Dhurata Zholi, 52 vjeçe, kryekujdestare, u referuan në prokurori për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referua në prokurori edhe M. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë infermier në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pasi nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese që 72-vjeçarja kishte humbur jetën, edhe pse kishte dijeni se për rastin kishin nisur hetimet.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme