Sociale 10 December 2025, 08:52 Nga VNA

Gripi, në qarkullim varianti K, shumë agresiv, mjekët apelojnë për kujdes

Ndaje në Whatsapp
Gripi, në qarkullim varianti K, shumë agresiv, mjekët

Varianti K i virusit të gripit, i cili ka alarmuar shumë vende në botë, ende nuk është identifikuar në Shqipëri. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik konfirmojnë se zyrtarisht ka nisur sezoni i gripit, por Laboratori i Virologjisë deri tani ka regjistruar vetëm raste me nëntipet Ah1n1 dhe Ah3n2.

Sipas specialistëve, nëntipi Ah3n2, i cili po qarkullon këtë dimër, ka pësuar ndryshime gjenetike që përfshijnë edhe shfaqjen e nënvariantit K. Komitetet shkencore ndërkombëtare paralajmërojnë se ky variant është shumë ngjitës dhe mund të rrisë numrin e shtrimeve në spitale.

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare, përfshirë OBSH dhe ECDC, kanë vënë re se vaksina e gripit ka efikasitet më të ulët ndaj këtij mutacioni, i cili po qarkullon gjerësisht në Europë. Megjithatë, dr. Iris Hasibra, përgjegjëse në Laboratorin e Virologjisë, thekson se nuk ka vend për panik, duke shtuar se klimë e ndryshme në Shqipëri mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë së gripit dhe të këtij nënvarianti.

Organizata Europiane Shëndetësore paralajmëron se qarkullimi i lartë i nënvariantit K mund të përshpejtojë pikun e infektimeve dhe të rrisë shtrimet në spitale. ECDC rekomandon kryerjen e vaksinës së gripit, e cila përfshin shtamin Ah3n2, nga i cili ka dalë mutacioni K.

 

 

 

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme