Sociale 22 October 2025, 20:06 Nga VNA

Gripi i shpendëve përhapet në Europë/ Vatra të reja në Holandë, Belgjikë dhe Sllovaki

Ndaje në Whatsapp
Gripi i shpendëve përhapet në Europë/ Vatra të reja

Vatra të reja të gripit të shpendëve janë konfirmuar në disa vende të Europës, duke shtuar shqetësimet për përhapjen e virusit dhe ndikimet në sektorin agro-ushqimor.

Në Holandë, autoritetet kanë urdhëruar therjen e rreth 161 mijë pulave në një fermë në pjesën qendro-lindore të vendit, pas zbulimit të një vatre të re të virusit. Për të frenuar përhapjen, është vendosur një ndalim qarkullimi në një rreze prej 10 kilometrash përreth fermës, çka prek edhe 26 ferma të tjera në zonë. Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar fermerët që të mbajnë shpendët në ambiente të mbyllura.

Një masë e ngjashme është ndërmarrë edhe në Belgjikë, ku nga nesër, më 23 tetor, të gjitha shpendët duhet të qëndrojnë të mbyllura. Ky vendim vjen pas konfirmimit të një vatre të gripit H5N1 në një fermë në pronësi franceze. Sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), 319 shpendë kanë ngordhur, ndërsa 67,110 të tjerë do të asgjësohen.

Edhe në Sllovaki është raportuar një vatër e re pranë kufirit me Poloninë. Deri më tani janë konfirmuar 27 shpendë të ngordhur, ndërsa 197 pula, rosa dhe pata që mbahen në fermë do të therën si masë parandaluese.

Përhapja e gripit të shpendëve ka ngritur alarmin në të gjithë Europën. Përveç rrezikut për shëndetin e kafshëve, shpërthimi i virusit ka sjellë pasoja në zinxhirin e furnizimit dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve. Ekspertët shprehin shqetësimin për mundësinë e shfaqjes së një pandemie të re nëse virusi kalon te njerëzit.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme