Sociale 25 October 2025, 17:58 Nga VNA

Greva e doganierëve grekë, mbyllet pika kufitare e Kakavijës më 27 Tetor

Ndaje në Whatsapp
Greva e doganierëve grekë, mbyllet pika kufitare e Kakavijës

Pika Kufitare në Kakavijë do të mbyllet ditën e hënë për shkak të grevës së doganierëve grekë. Sipas njoftimit nga autoritetet kufitare, bllokimi i lëvizjes në këtë pikë do të jetë nga ora 6:00 deri në 10:00 (me orën shqiptare). 

Njoftimi

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga pala greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në pikën kufitare nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.

Sipas burimeve, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.

 

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme