Sociale 12 August 2025, 13:48 Nga VNA

Gramsh, dy fronte të rrezikshme zjarri, urdhërohet evakuimi i banorëve në tre fshatra

Ndaje në Whatsapp
Gramsh, dy fronte të rrezikshme zjarri, urdhërohet evakuimi i

Situata paraqitet alarmante në Gramsh, ku dy fronte të mëdha zjarri janë përhapur me shpejtësi, duke dalë jashtë kontrollit. Për shkak të rrezikut, Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

Në një thirrje urgjente, autoritetet u bëjnë apel banorëve të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me forcat e terrenit për një evakuim të sigurt.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, janë nisur drejt zonës për të ndjekur nga afër operacionin e shuarjes së flakëve dhe evakuimit të popullsisë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme