Sociale 30 January 2026, 21:43 Nga VNA

Gjermania ofron ndihmë për 400 familjet e prekura nga përmbytjet në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp

Gjermania ofron ndihmë për 400 familjet e prekura nga përmbytjet

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njoftoi se Gjermania do të mbështesë rreth 400 familje të prekura nga përmbytjet e javëve të fundit në Shqipëri, me një ndihmë financiare prej 250,000 paund.

Sipas njoftimit, këto fonde do të menaxhohen përmes OJQ-së World Vision UK dhe do të shkojnë për familjet në rajonet më të prekura, përfshirë Durrësin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano, Shkozet dhe Nishtulla), duke mbështetur rreth 1,800 persona.

“Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në World Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrësin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën).

Ambasada gjithashtu nënvizon rëndësinë e mbështetjes së sistemeve të paralajmërimit të hershëm, përmes projektit ALBAdapt të GIZ, që synon të parashikojë më mirë ngjarjet ekstreme të motit dhe të ndihmojë komunitetet të marrin masa parandaluese në të ardhmen.

“Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, ofron këtë ndihmë emergjente për të përmirësuar situatën e familjeve më të prekura,” thuhet në njoftim.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme