Sociale 17 August 2025, 18:24 Nga VNA

Giorgos Mazonakis i shtruar në klinikë psikiatrike, dyshime për manipulim nga familja

Ndaje në Whatsapp
Giorgos Mazonakis i shtruar në klinikë psikiatrike, dyshime për

Këngëtari i famshëm grek Giorgos Mazonakis prej katër ditësh ndodhet i shtruar në spitalin psikiatrik “Dromokaiteio”, pas një urdhri të prokurorit. Ai u shtrua në klinikë mesditën e së enjtes së kaluar, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe botën e artit grek. Sipas mediave helene, ekzistojnë dyshime se shtrimi i tij në klinikë është kryer me “marifete” nga e motra dhe i ati, të cilët prej kohësh kanë pasur përplasje me këngëtarin për çështje të ardhurash dhe pasurie. Motra e artistit ka qenë më herët menaxhere e karrierës së tij, por marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar, çka ka sjellë konflikte të vazhdueshme.

Pas publikimit të lajmit, një lumë reagimesh ka shpërthyer në rrjetet sociale dhe në mediat greke. Artistë, personalitete publike dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur indinjatën e tyre, duke e cilësuar rastin si të papranueshëm dhe turpërues. Ata kanë bërë thirrje që këngëtari të lirohet menjëherë dhe të rikthehet në shtëpi. Sipas tyre, edhe në rast se ekziston nevoja për trajtim mjekësor, mënyra se si është kryer shtrimi i tij është e papërshtatshme dhe dëmton rëndë figurën e një artisti të kalibrit të tij.

Nga ana tjetër, familjarët e Mazonakis nuk kanë reaguar ende publikisht mbi akuzat.

Ndërkohë, avokati i këngëtarit ka deklaruar për mediat greke se prej më shumë se dy vitesh Mazonakis nuk ka asnjë kontakt me familjarët, pasi ndodhen në një proces gjyqësor për çështje pronësie. Ai tha se këngëtari është i shëndetshëm, por i tronditur nga mënyra e shtrimit në spital.

“Jorgo është shumë mirë, megjithëse i trishtuar për mënyrën e tmerrshme se si u mbyll në klinikë nga pjesëtarët e familjes, por është plotësisht i shëndetshëm. Prej dy vitesh nuk ka asnjë kontakt me familjarët, pasi jemi në gjyq për pasurinë. Në shtator kishim planifikuar të bënim disa denoncime për abuzime të rënda të motrës së tij, dhe tani ndodhi kjo,” – deklaroi avokati.

Ai theksoi se një situatë e tillë mund të ndodhë me çdo person, pasi sipas ligjit, kushdo mund të paraqitet në prokurori dhe të kërkojë shtrimin e një familjari në klinikë, me pretendimin se nuk është i shëndetshëm mendërisht, pa kryer më parë një kontroll të detajuar.

“Kini parasysh që ai u mor në një ditë feste, kur institucionet ishin pushim. Para një muaji familjarët e tij kanë shkuar në shtëpinë e tij për të biseduar, por ai nuk i pranoi dhe u kërkoi të largoheshin. Ndërkohë, katër muaj më parë ndodhi një takim me motrën e tij në praninë time, ku u tentua të gjendej një zgjidhje për problemet që janë në gjyq, por pa rezultat, dhe seancat gjyqësore do të vazhdojnë,” – shtoi më tej avokati.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme