Sociale 29 December 2025, 15:53 Nga VNA

Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet

Ndaje në Whatsapp

Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk

Shqipëria ka alokuar në vitin 2024 rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për aktivitetet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, sipas statistikave të publikuara për herë të parë nga Instituti i Statistikave, INSTAT, sot.

Të dhënat tregojnë një nivel të ulët të financimit publik për kërkimin dhe inovacionin, në një kohë kur këto fusha konsiderohen kyçe për rritjen afatgjatë dhe konkurrueshmërinë ekonomike të vendit

Pjesa dërrmuese e fondeve të buxhetit të shtetit është përqendruar te institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë përfituar 54,7% të totalit të financimeve për kërkim dhe zhvillim. Pas tyre renditet sektori qeveritar me 43,8%, ndërsa OJF-te kane përfituar vetëm 1,5% të fondeve të alokuara.

Sipas klasifikimit të objektivave socio-ekonomike (NABS), mbi gjysmën e fondeve, 52,6% janë orientuar drejt “përmirësimit të përgjithshëm të njohurive”, përmes kërkimit dhe zhvillimit të financuar nga universitetet. Ky orientim tregon se prioriteti kryesor i financimit publik mbetet mbështetja universiteteve, më shumë sesa zhvillimi i kërkimit të aplikuar apo projekteve të lidhura drejtpërdrejt me sektorët ekonomikë.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë gjithashtu se fusha si arsimi, energjia, bujqësia, shëndetësia dhe teknologjia industriale marrin vetëm një pjesë relativisht të vogël të fondeve totale, ndërsa investimet në kërkim për transportin, telekomunikacionin dhe infrastrukturën mbeten të kufizuara.

Strukturë aktuale e financimit nuk shkon në projekte të orientuara nga nevojat konkrete të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

INSTAT klasifikon “Kërkimi dhe Zhvillimi (K&Zh)” një punë kreative dhe sistematike e ndërmarrë me qëllim të rritjes së stokut të njohurive, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë dhe për të krijuar aplikacione të reja nga njohuritë e fituara.

Kërkimi shkencor përfshin punën kreative dhe hulumtimin origjinal të ndërmarrë mbi baza sistematike për të fituar njohuri të reja, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë.

Të dhënat e përpunuara nga INSTAT lidhen me parashikimet e buxhetit, jo me shpenzimet në fund të vitit kalendarik./Monitor.al/

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme