Sociale 9 December 2025, 14:36 Nga VNA

Autori dënohet me 16 vite burg. Familja Martin Canit: Sot pamë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie

Ndaje në Whatsapp
Autori dënohet me 16 vite burg. Familja Martin Canit: Sot pamë

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që dënoi me 16 vite burg të miturin për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Mecajt, ka reaguar edhe familja e viktimës përmes një deklarate për shtyp, ku shprehet se drejtësia më në fund ka folur qartë.

“Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie”, thuhet në deklaratë.

Familja vlerëson faktin që gjykata nuk ndoqi rekomandimin e Prokurorisë, e cila e kishte trajtuar ngjarjen si një vepër të vetme penale, por e njohu atë si dy vepra të ndara: vrasjen e Martinit dhe tentativën e vrasjes ndaj Luisit.

“Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë. Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara”, shprehet familja Cani.

Në reagim, ata falënderojnë trupën gjykuese për integritetin dhe ndershmërinë e treguar gjatë procesit, duke theksuar se vendimi nuk ua kthen djalin, por u jep ndjesinë se jeta e Martinit u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meritonte.

“Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me dinjitet”, thuhet në deklaratë.

Familja Cani bën të ditur gjithashtu se do të vijojë misionin në kujtim të Martinit përmes tre nismave konkrete: krijimin e Muzeut “Martin Cani” si një vend kujtese dhe edukimi, realizimin e një filmi për jetën e tij dhe themelimin e Fondacionit “Martin Cani”, i cili do të angazhohet për sigurinë e fëmijëve në shkolla.

Në fund, familjarët falënderojnë qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe përmbyllin reagimin me mesazhin: “Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin”.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme