Sociale 6 May 2026, 14:36 Nga VNA

Eurostat: 44.5% e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie

Ndaje në Whatsapp

Eurostat: 44.5% e familjeve me fëmijë në Shqipëri në

Gati 45% e familjeve, që kanë fëmijë në varësi në Shqipëri janë në rrezik varfërie, përballen me privim të rëndë material dhe social, ose jetojnë në një familje me intensitet shumë të ulët pune. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat, në raportin e sotshëm për rrezikun e varfërisë me të cilin përballen familjet me fëmijë.

Kjo përqindje është shumë më e lartë sesa mesatarja europiane prej 22.1%.

Eurostat mat treguesin AROPE, që tregon përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Konkretisht, në Shqipëri 44.5% e familjeve me fëmijë në varësi në Shqipëri, ose kanë të ardhura sa 60% e medianës kombëtare, ose nuk paguajnë dot fatura, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimet, ose jetojnë në një familje ku shumica e anëtarëve punojnë shumë pak, ose një kombinim i disa prej këtyre kushteve. Për familjet pa fëmijë, kjo përqindje është 37%, sërish shumë më e lartë sesa mesatarja e BE-së prej 19.8%.

Varfëria e familjeve shqiptare me fëmijë është shumë e lartë se e rajonit. Në Mal të Zi, në rrezik varfërie janë  34.8% e familjeve me fëmijë, e dyta më e lartë në Europë, pas Shqipërisë. Në Serbi, vetëm 21.4% e familjeve me fëmijë janë në rrezik varfërie.

Edhe Maqedonia e Veriut, ka 29% të familjeve me fëmijë në rrezik varfërie. Mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bonjën.

Sipas Eurostat, Treguesi “në rrezik varfërie” mat përqindjen e personave që jetojnë me të ardhura më të ulëta se një prag i caktuar në vendin e tyre. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në rrezik varfërie nëse të ardhurat e tij të disponueshme (pas transfertave sociale) janë nën 60% të të ardhurave mediane kombëtare.

“Norma e privimit të rëndë material dhe social” (SMSD) mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë financiarisht disa nevoja bazë të jetesës. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në privim të rëndë material dhe social nëse nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elemente bazë, si pagesa e faturave, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimi i rregullt, interneti apo pjesëmarrja në aktivitete sociale.

Norma e privimit të rëndë material dhe social (SMSD) mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë financiarisht disa nevoja bazë të jetesës. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në privim të rëndë material dhe social nëse nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elemente bazë, si pagesa e faturave, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimi i rregullt, interneti apo pjesëmarrja në aktivitete sociale.

Personat që jetojnë në familje “me intensitet shumë të ulët pune” janë ata që jetojnë në familje ku anëtarët në moshë pune kanë punuar 20% ose më pak të potencialit të tyre total të punës gjatë vitit.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2025, 22.1% e personave që jetonin në familje me fëmijë në varësi në BE ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social (AROPE), krahasuar me 19.8% të atyre që jetonin në familje pa fëmijë në varësi.

Norma AROPE për personat që jetonin në familje me fëmijë në varësi ishte më e larta në Spanjë, me 29.9%, e ndjekur nga Rumania, me 29.4%, dhe Bullgaria, me 29.1%. Në të kundërt, nivelet më të ulëta u regjistruan në Slloveni, me 10.4%, Holandë, me 11.7%, dhe Qipro, me 12.2%.

Në 16 nga 27 vendet e BE-së, norma AROPE ishte më e lartë për personat që jetonin në familje me fëmijë në varësi sesa për ata që jetonin në familje pa fëmijë në varësi./Monitor.al/

Eurostat: 44.5% e familjeve me fëmijë në Shqipëri në

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme