Sociale 30 November 2025, 16:53 Nga VNA

Abuzimet në tregun farmaceutik, barna të mbajtura në lagështirë

Ndaje në Whatsapp

Në tregun farmaceutik në vend vijojnë abuzimet. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, në raportin vjetor të vitit të kaluar, nxjerr në pah disa problematika të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve. Sipas raportit, gjatë inspektimeve sanitare në subjektet e tregtimit të barnave (farmaci dhe depo farmaceutike), janë konstatuar mangësi të tilla si mungesa e Akt-Miratimit higjieno-sanitar.

Abuzimet në tregun farmaceutik, barna të mbajtura në


Po ashtu, në shumë raste nuk dihet çfarë ndodh me medikamentet e skaduara, pasi mungojnë kontratat me subjekte të licencuara për evadimin e tyre. Edhe më shqetësuese është prania e lagështirës në disa ambiente farmaceutike, duke rrezikuar cilësinë dhe sigurinë e barnave të ofruara për qytetarët.

Për këto shkelje, gjatë vitit 2024 Inspektorati ka vendosur:

1 masë administrative (gjobë në lekë)
1 vendim të ndërmjetëm për marrje mase urgjente
14 paralajmërime

Nga këto të fundit, 13 i përkasin qarkut të Fierit dhe 1 Tiranës. Gjoba është vendosur në një prej farmacive të qarkut të Fierit, ndërsa masa urgjente është marrë ndaj një subjekti farmaceutik në Durrës.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme