Sociale 23 October 2025, 17:57 Nga VNA

Ermal Hasimja shpërblehet me çmimin “At’ Gjergj Fishta” për romanin “E shkuar e pakryer”

Ndaje në Whatsapp

Ermal Hasimja shpërblehet me çmimin “At’ Gjergj

I diskutuar si një nga opsionet kryesore të opozitës për garën e ardhshme zgjedhore në Tiranë, Ermal Hasimja është shfaqur sot në një tjetër status. Ai është shpërblyer me çmimin “At’ Gjergj Fishta” për prozën më të mirë për romanin e tij “E shkuar e pakryer”; historia e vërtetë e romanizuar e gjyshërve të tij gjakovarë të ndarë gjatë gjithë komunizmit mes Gjakovës e Tiranës.

Paralelisht me dramat njerëzore, të ngjashme me ato të qindra familjeve shqiptare gjatë diktaturës, romani i Hasimes flet për një “Alzajmer” kolektiv që tret kuptimin e komunizmit, si dhe kujtesën, me rrezikun e madh të relativizimit të së keqes dhe shplarjen e përgjegjësive.

Juria e konkursit përbëhej nga Rudolf Marku, Ernestina Halili dhe Bajram Kosumi. Aktiviteti mbështetet çdo vit nga Bashkia e Lezhës dhe është një nga eventet më serioze në fushën e letërsisë shqiptare.

Ermal Hasimja shpërblehet me çmimin “At’ Gjergj

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme