Sociale 6 May 2026, 10:10 Nga VNA

Enriketa Papa: Ditëlindja e Skënderbeut është një “traditë e shpikur” që u përvetësua nga Fan Noli dhe më pas nga regjimi i Enver Hoxhës

Ndaje në Whatsapp
Enriketa Papa: Ditëlindja e Skënderbeut është një

Historiania Enriketa Papa ka reaguar mbi debatin për datën e lindjes së Skënderbeut, duke e cilësuar atë si një “traditë të shpikur” që lidhet me mënyrën si shtetet moderne ndërtojnë kujtesën kombëtare. Sipas saj, data e lindjes së heroit kombëtar nuk njihet dhe kremtimi i saj u hamendësua fillimisht nga Fan Noli, më pas u përvetësua edhe nga regjimi i Enver Hoxhës, në kuadër të idesë se “heronjtë duhet të kenë ditëlindje, jo vetëm ditë vdekjeje”.

Në analizën e saj, Papa thekson se shoqëritë moderne përdorin mite, rituale dhe kremtime publike për të krijuar kohezion social dhe identitet kombëtar, përmes asaj që ajo e quan “kujtesë kulturore”.

Ajo shkruan:

“E gjithë euforia për të kremtuar ‘me pahir’ një datë të shpikur për Skënderbeun, e hamendësuar fillimisht nga Fan Noli, me idenë që figura e tij të mos lidhej vetëm me datën e vdekjes, qasje që u përvetësua më vonë edhe nga Enver Hoxha, dhe të tjerë (heronjtë, sipas këtij koncepti, duhet të kenë ditëlindje, jo ditë vdekjeje), lidhet me ngurtësimin në kujtesën kolektive të ‘traditave të shpikura’, të cilat synojnë të krijojnë kohezion social.

Njihet data e vdekjes së Skënderbeut, por jo ajo e lindjes. Në procesin e formimit të shtetit në epokën moderne, shoqëritë priren të fiksojnë edhe identitetin e tyre kombëtar. Në këtë drejtim ndihmon edhe ‘kujtesa kulturore’, e cila, përmes narrativave publike e zyrtare, miteve, imazheve, ritualeve dhe kremtimeve, mbështetet në nevojën e shoqërisë dhe të elitave për të ndërtuar identitetin, pikërisht përmes injektimit dhe institucionalizimit të kësaj kujtese.”

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme