Sociale 25 August 2025, 17:55 Nga VNA

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj, gati 13 mijë të pajisur me leje pune në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më atraktive për fuqinë punëtore të huaj, me synimin për të zëvendësuar mungesat në tregun lokal. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, gjatë vitit të kaluar u pajisën me leje pune gati 13 mijë shtetas të huaj, shifër kjo dukshëm më e lartë se vitet e mëparshme.

Më së shumti, punonjësit e huaj janë të angazhuar në sektorin e turizmit, ndërsa një pjesë e tyre janë deklaruar për herë të parë për shkak të shqetësimeve nga kontrollet, sipas ekspertes së tregut të punës, Ergesta Stërmasi.

Të dhënat tregojnë se punonjësit e huaj që kanë mbërritur kryesisht janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina dhe Ukraina. Megjithatë, Stërmasi thekson se kjo është një zgjidhje afatshkurtër dhe ka kosto të konsiderueshme, duke shtuar se fokusimi duhet të jetë te përgatitja e të rinjve vendas.

Sipas saj, sjellja e një punonjësi të huaj në Shqipëri kushton deri në 3,500 euro, duke përfshirë shpenzimet për transportin, procedurat ligjore dhe akomodimin.

Përveç punësimit, vitet e fundit është rritur edhe kërkesa për leje qëndrimi, me 13,176 kërkesa të paraqitura gjatë vitit të kaluar, kryesisht nga italianë, indianë, turq dhe qytetarë nga Kosova, sipas Ministrisë së Brendshme.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme