Sociale 6 September 2025, 11:04 Nga VNA

Ekspedita shkencore kthehet në tragjedi: Gjeologu italian Riccardo Pozzobon zhduket në Alaskë, autoritetet e shpallin të vdekur

Ndaje në Whatsapp
Ekspedita shkencore kthehet në tragjedi: Gjeologu italian Riccardo Pozzobon

Një aksident i rëndë ka tronditur komunitetin shkencor ndërkombëtar. Riccardo Pozzobon, gjeolog 40-vjeçar nga Padova, humbi jetën gjatë një ekspedite kërkimore në Akullnajën Mendenhall në Alaska, pjesë e një projekti të financuar nga National Geographic Grants Program. Pozzobon kishte udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara më 26 gusht, së bashku me dy kolegë, për të studiuar thyerjet dhe morfologjitë e akullnajës nga një perspektivë planetare. Më 2 shtator, gjatë eksplorimeve, ai rrëshqiti në një rrjedhë uji të shkrirë dhe u thith nga një zgavër natyrore në akull, e njohur si “lavaman”. Përpjekjet e shpëtimtarëve vazhduan për ditë të tëra, por pa sukses, dhe autoritetet amerikane tashmë kanë pezulluar kërkimet, duke e shpallur gjeologun italian të vdekur.
Pozzobon ishte një figurë e njohur në fushën e gjeologjisë planetare. Ai ishte profesor në Universitetin e Padovës, kishte bashkëpunuar me Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA) dhe ishte instruktor i astronautëve, përfshirë edhe Luca Parmitano, për përgatitjet e misioneve në Hënë dhe Mars. Në vitin 2024, Pozzobon publikoi një studim të rëndësishëm në revistën Nature, duke fituar njohje ndërkombëtare. Projekti i tij në Alaska, i quajtur Gemini, synonte të kombinonte gjeologjinë tokësore me teknikat e eksplorimit hapësinor për të analizuar ndryshimet e akullnajave.
Tragjedia ka prekur thellë botën akademike. Shoqëria Gjeologjike Italiane e cilësoi humbjen një “lajm shkatërrues”, duke e kujtuar Pozzobonin si një njeri të jashtëzakonshëm dhe një studiues të shkëlqyer.
Rektorja e Universitetit të Padovës, Daniela Mapelli, tha: “Riccardo humbi jetën duke ndjekur një nga pasionet e tij më të mëdha: kërkimin. Është një pikëllim i madh dhe një ndjenjë pafuqie, por edhe dëshirë për ta kujtuar dhe nderuar gjithmonë.
Pozzobon lë pas partneren e tij Claudia dhe një djalë të vogël. Për t’i ardhur në ndihmë familjes, Shoqëria Gjeologjike Italiane ka nisur një fond donacionesh në emër të tij.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme