Sociale 8 August 2025, 10:30 Nga VNA

E rëndë në Dukat–Llogara: 22 kuaj qëllohen me armë

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Dukat–Llogara: 22 kuaj qëllohen me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën Dukat–Llogara, pranë Gropave të Pirit, ku 22 kuaj janë qëlluar me armë zjarri tip çifte. Disa prej tyre kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa tre kuaj po marrin trajtim mjekësor.Pronari Foni Konomi shpreh tronditjen për këtë akt, duke theksuar se është e paimagjinueshme që të qëllosh një kafshë kaq të dobët. Policia është vënë në lëvizje dhe po heton ngjarjen, ndërsa dyshohet se autoret mund të jenë gjuetarë të paligjshëm që kanë vepruar gjatë natës.

Burimet lokale lidhin ngjarjen me konflikte konkurruese mes pronarëve që operojnë guida turistike me kuaj në zonë. Disa prej kuajve qëlluar ishin të lira në pyjet e Llogarasë për t’u parë nga turistët, ndërsa të tjerët përdoren për shëtitje turistike. Policia po vazhdon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme