Sociale 26 October 2025, 22:13 Nga VNA

Dy turistë suedezë, nënë e bir humbin në Llogara, nis operacioni i kërkimit

Ndaje në Whatsapp
Dy turistë suedezë, nënë e bir humbin në Llogara, nis

Dy turistë suedezë, nënë e bir, përkatësisht 61 dhe 23 vjeç, janë raportuar të humbur në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Sipas informacioneve paraprake, ata ishin nisur në orët e mëngjesit për të eksploruar zonën malore dhe kishin përshkuar një pjesë të parkut dhe pyjeve përreth, por pas disa orësh kontakti me ta është ndërprerë plotësisht.

Burime nga grupet e kërkimit bëjnë me dije se turistët kanë dërguar një sinjal SOS, i cili është kapur nga autoritetet greke, për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit të Karaburunit. Menjëherë pas marrjes së sinjalit, Emergjencat Civile të Greqisë kanë njoftuar autoritetet shqiptare, duke aktivizuar kanalet e bashkëpunimit ndërkufitar për raste të emergjencave malore.

Në terren janë angazhuar forcat e Emergjencave Civile, Policia e Vlorës dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura (AZM), të cilat po zhvillojnë kërkime intensive në disa drejtime brenda parkut dhe përgjatë rrugëve malore që lidhin Llogaranë me Karaburunin. Operacioni i kërkimit është duke u zhvilluar në kushte të vështira, për shkak të terrinit të ashpër, errësirës dhe motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë zonën.

Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe nga banorët e zonës, të cilët njohin mirë terrenin dhe po ndihmojnë në identifikimin e shtigjeve të mundshme që mund të kenë ndjekur turistët.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dy turistët mendohet se pasi kanë përshkuar pyjet e Llogorasë, janë ngjitur drejt zonës së Karaburunit, ku dyshohet se kanë humbur orientimin për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së valëve telefonike.

Aktualisht, kërkimet po vazhdojnë pa ndërprerje dhe pritet që në orët e para të mëngjesit të rifillojnë me më shumë forca, përfshirë dhe përdorimin e dronëve dhe mjeteve të specializuara për kërkim në terren malor. Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën suedeze në Tiranë për informimin e familjarëve dhe për koordinimin e mëtejshëm të operacionit.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme