Sociale 11 January 2026, 21:31 Nga VNA

Durrës/ Policia nis procedim penal ndaj një 33-vjeçareje për braktisje të fëmijëve

Ndaje në Whatsapp
Durrës/ Policia nis procedim penal ndaj një 33-vjeçareje

Policia e Durrësit ka nisur hetim penal ndaj një 33-vjeçareje, e dyshuar për keqtrajtim dhe braktisje të tre fëmijëve të saj të mitur, të cilët u gjetën në gjendje të mjerueshme.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Hetimi nisi pasi rreth orës 17:20, shtetasja D. V. u paraqit në polici dhe deklaroi se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rast që ishte publikuar edhe në rrjete sociale.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, ndërhynë menjëherë duke marrë në mbrojtje të miturit. Ata u dërguan fillimisht në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u sistemuan në kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve në Durrës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme