Sociale 29 November 2025, 16:38 Nga VNA

Doli për të mbledhur gështenja, Florjan Tabaku i humbur prej 20 tetorit

Ndaje në Whatsapp
Doli për të mbledhur gështenja, Florjan Tabaku i humbur prej 20

Florjan Tabaku, 35 vjeç, rezulton i zhdukur që prej datës 20 tetor 2025, pasi kishte dalë për të mbledhur gështenja në zonën malore të Koshares. Familjarët, të alarmuar nga mungesa e çdo kontakti, kanë ngritur menjëherë shqetësimin tek autoritetet dhe grupet e kërkim–shpëtimit.

Sipas njoftimit të skuadrës së angazhuar në kërkime, pas marrjes së thirrjes nga familja e të humburit, është vendosur komunikimi me ekipet që më herët kanë operuar në territor. Verifikimet e bëra kanë treguar se sektori ku dyshohej se mund të ndodhej Tabaku nuk ishte kontrolluar më parë për shkak të terrenit tepër të vështirë dhe kushteve të përkeqësuara atmosferike.

Megjithatë, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe situatës së vështirë në zonën malore, ekipi i kërkim–shpëtimit ka zhvilluar kërkime të detajuara në hapësirën e përcaktuar. Deri tani nuk janë gjetur gjurmë apo dëshmi që mund të ndihmojnë në përcaktimin e vendndodhjes së Florjan Tabakut.

Autoritetet lokale, së bashku me familjarët dhe ekipet e specializuara, po vlerësojnë hapat e mëtejshëm të operacionit, ndërsa puna në terren pritet të vazhdojë në ditët në vijim.

Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të mundshëm rreth rastit të kontaktojnë menjëherë autoritetet kompetente, pasi çdo detaj mund të jetë vendimtar në gjetjen e tij.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme