Sociale 11 April 2026, 17:08 Nga VNA

Dje e rriti, sot e uli. Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Ndaje në Whatsapp

Dje e rriti, sot e uli. Bordi i Transparencës ndryshon sërish

Një ditë pasi riti çmimin, Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e karburanteve në vend ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi tavan i shitjes me pakicë për naftën është ulur në 209 lekë për litër, ndërsa benzina në 175 lekë për litër, duke reflektuar një tendencë korrigjuese pas luhatjeve të fundit në treg.

Vendimi, që hyn në fuqi menjëherë nga ora 16:00 e së shtunës, parashikon gjithashtu që çmimi me shumicë i gazoilit të jetë jo më shumë se 197 lekë për litër dhe ai i benzinës 163 lekë për litër.

Çmimet do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme