Sociale 23 February 2026, 11:39 Nga VNA

Disa fshatra në Librazhd mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve

Ndaje në Whatsapp
Disa fshatra në Librazhd mbeten pa energji elektrike për shkak të

Disa fshatra në rrethin e Librazhdit kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të punimeve për demontimin e një shtylle të tensionit të lartë pas shembjeve të dherave në zonën e Dragostunjës.

Sipas njoftimit të zyrtar të Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), shtylla Nr.15 në linjën 110kV L110-16/3a Librazhd – HEC Egnatia do të çmontohet sot, 23 shkurt 2026, nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Gjatë këtij intervali, do të stakohet dhe tokëzohet edhe Linja 10kV e Fiderit F3 Hotolisht të Nënstacionit Librazhd, si dhe Linja 35kV e HEC-it Dragostunjë.

Si pasojë, pa energji elektrike do të mbeten zonat dhe fshatrat: Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe dhe HEC-i Xhyrë.

Banorët janë të këshilluar të marrin masat e nevojshme deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike në orën 17:00.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme