Sociale 11 March 2026, 09:29 Nga VNA

Disa bizneseve u 10-fishohen këstet e tatim fitimit; Tatimet: Është gabim teknik

Ndaje në Whatsapp
Disa bizneseve u 10-fishohen këstet e tatim fitimit; Tatimet:

Disa subjekteve u kanë dalë në sistem këste tatim fitimi tepër të larta në muajt e parë të këtij viti.

Ekonomisti i një institucioni arsimor thotë për “Monitor” se për marsin e vitit 2025, kësti i tatim fitimit i ka ardhur 1.69 milionë lekë, nga 166 mijë lekë në muaj, përkatësisht janar dhe shkurt.

Kompania e ka të pamundur të paguajë këtë këst, thotë ai.
Burime nga tatimet thanë për “Monitor” se ky është një problem teknik i konstatuar dhe i njohur nga Administrata Tatimore.

Departamenti i Teknologjisë së Informacionit po punon për ta zgjidhur. Sipas tatimeve janë rreth 450tatim pagues që kanë të njëjtin shqetësim me të drejte dhe ky problem do u zgjidhet.

Parapagimi i tatim-fitimit bëhet gjatë vitit në formën e kësteve paraprake, zakonisht mujore ose tremujore, të llogaritura mbi bazën e fitimit të viteve të mëparshme.

Administrata tatimore përcakton këto këste duke përdorur të dhënat e deklaratës së tatim-fitimit të dorëzuar nga biznesi.

Për muajt janar-mars, parapagimi bazohet në tatimin mbi fitimin e dy viteve më parë, i pjesëtuar me 12, ndërsa për periudhën prill-dhjetor llogaritja bëhet mbi tatimin e fitimit të vitit paraardhës, gjithashtu i ndarë në 12 këste mujore.

Ndërkohë, bizneset po nxitojnë të dorëzojnë bilancet e vitit 2025, në mënyrë që këstet e tatim fitimit tu llogariten në bazë të rezultatit të vitit të kaluar dhe jo të atij të dy viteve më parë.
Së fundmi, subjektet po hasin në vështirësi në administrimin e aktivitetit të tyre të përditshëm në lidhje me deklarimin e tatimeve. Në janar, për javë të tëra sistemi selfcare nuk funksionoi dhe madje ai vijon e shfaq probleme herë pas here./ Monitor

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme