Sociale 25 February 2026, 12:02 Nga VNA

Dinamika aksidentit/ 7-vjeçari po lypte, humb jetën pasi u përplas nga makina

Ndaje në Whatsapp
Dinamika aksidentit/ 7-vjeçari po lypte, humb jetën pasi u

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë që ndodhi të martën në zonën e Treshit, ku një 7-vjeçar humbi jetën.

Ngjarja ndodhi sapo u ndez semafori jeshil për makinat. Sipas pamjeve të kamerave dhe dëshmive të mbledhura, fëmija ishte ulur për të marrë disa monedha që i kishte dhënë Tomorr Shukullli, të cilat i kishin rënë në tokë. 7-vjeçari ka dalë para makinës për t’i mbledhur dhe aty është përplasur.

Goditja fatale i ka ardhur nga makina e dytë që po ecte pas saj, ku fëmija përfundoi poshtë rrotave. 55-vjeçari që drejtonte makinën ka ndaluar menjëherë pas të dëgjuarit të bërtitjeve të kalimtarëve, ndërsa 42-vjeçarja që ishte pas tij ka vijuar rrugën dhe është larguar.

Shukulli ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, duke deklaruar se nuk ishte ai që e kishte përplasur i pari, por e gjeti të aksidentuar pas të bërtiturave të qytetarëve dhe e transportoi për ndihmë mjekësore.

Ngjarja është dokumentuar fillimisht nga kamera të largëta, ndërsa më vonë është gjetur një kamera që tregon qartë dinamikën e aksidentit. Sipas informacionit, 7-vjeçari dyshohet se ka qenë duke lypur në momentin e përplasjes.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme