Sociale 27 August 2025, 10:35 Nga VNA

Dhunë sërish në TikTok/ Sa vlejti mbyllja e platformës pa politika sociale dhe arsimore?

Ndaje në Whatsapp
Dhunë sërish në TikTok/ Sa vlejti mbyllja e platformës pa

Dhuna dhe promovimi i saj në rrjetet sociale duket se nuk njohin kufij. Një ngjarje e fundit ka tronditur publikun: një influencer i njohur në “TikTok”, i njohur si “Diamanti Blu”, është rrahur live nga disa persona në ambientet e një lokali, ndërsa në sfond dëgjohej muzika që shoqëronte ngjarjen. Pamjet e publikuara nxjerrin në pah një fenomen shqetësues: dhuna po transmetohet dhe glorifikohet përmes rrjeteve sociale.

Në janar 2025, qeveria shqiptare vendosi një ndalim njëvjeçar të aksesit në TikTok pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, që sipas qeverisë, kishte filluar nga ndikimi i dhunës në rrjetet sociale.

Por a ka ndaluar ndonjë gjë mbyllja e platformës? Përdoruesit shqiptarë vazhdojnë të hyjnë në TikTok përmes VPN-ve, ndërsa rastet e dhunës dhe ngacmimeve online nuk kanë rënë.

Ngjarje si ajo e “Diamanti Blu” tregojnë se problemi nuk është vetëm tek TikTok. A duhet të përqendrohemi më shumë tek edukimi dhe ndërgjegjësimi social sesa tek masa teknike? Ndërhyrja ligjore dhe teknike nuk mjafton. Lufta kundër dhunës kërkon strategji të thella sociale dhe arsimore, ndërgjegjësim të familjeve dhe komuniteteve, dhe përmbajtje pozitive që të zëvendësojë modelin e dhunës që shpërndahet në rrjetet sociale.

A mundet që mbyllja e platformave të jetë thjesht një masë simbolike që nuk prek rrënjën e problemit? Dhe sa larg mund të shkojë dhuna në rrjetet sociale nëse nuk ndërhyhet në edukimin dhe vlerat e komunitetit

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme