Sociale 10 December 2025, 15:39 Nga VNA

Dhoma Amerikane kundër projektligjeve të paqes fiskale: Bizneset janë jashtë konsultimeve

Ndaje në Whatsapp

Dhoma Amerikane kundër projektligjeve të paqes fiskale: Bizneset

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj dy projektligjeve të rëndësishme të paqes fiskale, të cilat pritet t’u falin bizneseve mbi 2 miliardë euro detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa. Organizata kritikon mungesën e konsultimeve publike me komunitetin e investitorëve të huaj, duke theksuar se transparenca dhe bashkëpunimi institucional janë të pamjaftueshëm.

Presidenti i Dhomës, Neritan Mullaj, kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve një përgjigje të qartë mbi mënyrën e implementimit të paketës fiskale, ndërsa drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, tha se drafti final i ligjit pritet të shërbejë për të ndihmuar biznesin dhe për të respektuar kushtet e shtetit.

Në një reagim zyrtar, Dhoma Amerikane thekson mungesën e informimit dhe komunikimit nga administrata tatimore, duke përmendur raste si vonesat në rimbursimin e TVSH-së, penalizimet për subjekte të energjisë elektrike dhe praktikat e kundërshtimit të shitjeve nën kosto, që e rëndojnë financat e bizneseve.

Projektligjet për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe marrëveshjen e paqes fiskale janë miratuar në komisione dhe pritet të votohet në seancën plenare më 11 dhjetor, pa marrë ende mendimin e investitorëve të huaj. 

Kujtojmë se përfaqësuesit e qeverisë në Komisionin e Ekonomisë refuzuan amendamentet që synonin rritjen e transparencës dhe mekanizmave të kontrollit për përfituesit e mëdhenj të së ashtuquajturës “paqe fiskale”, ndërkohë që opozita e konsideron atë si rrezik.

 

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme