Sociale 24 September 2025, 20:22 Nga VNA

Denoncimi/ Mungesa e strehimit dhe çmimi i pronave po nxisin eksodin e shqiptarëve

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi/ Mungesa e strehimit dhe çmimi i pronave po nxisin eksodin e

Në Tiranë sot ka rreth 85 mijë banesa bosh, sipas të dhënave të INSTAT. Megjithatë, sipas Eurostat, Shqipëria renditet e dyta në Evropë për nivelin më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, një tregues që reflekton drejtpërdrejt sfida sociale dhe ekonomike të lidhura me tregun e pasurive të paluajtshme dhe nivelin e të ardhurave.

Plot 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në familje ku numri i dhomave është më i vogël se nevojat e anëtarëve të saj ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 26.5%, ndërsa në vendet e Eurozonës zbret në 22.7%.

Të rinjtë shqiptarë sot po emigrojnë për shkak të pamundësisë për të blerë një pronë, në një kohë kur Shqipëria, sipas raportit të “Deloitte Property Index 2025”, renditet ndër vendet që ka parë rritjen më të lartë të çmimeve në vitin 2024.

Çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 16.6% krahasuar me një vit më parë. Ky është ritmi i dytë më i lartë i shtrenjtimit në Evropë, menjëherë pas Polonisë, një vend që zbaton politika konkrete për subvencionimin e blerjes së banesave për të rinjtë.

Ndërkohë, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri për vitin 2024 është vetëm rreth 770 euro, sipas INSTAT. Kjo shifër rezulton 30% më e ulët se në vendet fqinje të rajonit, ku pagat mesatare arrijnë në 1,150 euro në Serbi, 1,100 euro në Bosnje e Hercegovinë, 1,083 euro në Mal të Zi dhe 1,020 euro në Maqedoninë e Veriut.

Përballë këtij realiteti alarmues, që Qëndresa Qytetare e ka ngritur prej vitesh, Kryeministri Edi Rama, në vend që të angazhohet për politika konkrete si subvencionet për të rinjtë në blerjen e banesave, zgjedh të flasë si një kryeagjent imobiliar, duke parashikuar rritje të mëtejshme të çmimeve të pronave.

Në një status në Facebook, Qëndresa Qytetare, ngriti shqetësimin se qytetarët janë të ekspozuar përballë pasojave të rënda të injektimit të parave informale në ekonomi, ç’ka është pasuar me rritjen e kostos së jetesës dhe ka nxitur një eksod masiv.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme