Sociale 20 October 2025, 06:12 Nga VNA

Denoncimi/ Bllokimi i monopatinave elektrike ishte i paligjshëm – Policia veproi pa bazë ligjore

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi/ Bllokimi i monopatinave elektrike ishte i paligjshëm –

Avokati dhe aktivisti i njohur, Genti Serjani, ka denoncuar  publikisht bllokimin e mjeteve elektrike, monopatinave nga Policia e Shtetit, duke e cilësuar këtë veprim si tërësisht të paligjshëm dhe arbitrar.

Sipas Serjanit, bllokimi i monopatinave është kryer pa pasur një bazë ligjore në fuqi, duke cënuar të drejtat e qytetarëve dhe duke shkelur rendin juridik.

> “Prej ditës së parë kemi thënë se bllokimi i mjeteve elektrike ishte i paligjshëm. Tani kemi edhe faktet që e provojnë qartësisht këtë”, shkruan Serjani në një postim në Facebook, duke publikuar edhe dokumentet përkatëse. 

Ai sjell në vëmendje të dhëna konkrete për mënyrën si është vepruar nga institucionet:

Udhëzimi i Ministres për ndalimin dhe bllokimin e mjeteve elektrike është miratuar më 13 tetor 2025, pikërisht në të njëjtën ditë kur në terren po realizohej bllokimi nga policia; Ky udhëzim është botuar në Fletoren Zyrtare më 17 tetor 2025, pra vetëm atëherë ka hyrë në fuqi ligjërisht;

Në përmbajtje, vetë udhëzimi i ngarkon Policisë së Shtetit detyrën për ta zbatuar, por kjo mund të ndodhë vetëm pas hyrjes në fuqi të tij.

Ndërkohë, sipas Serjanit, urdhri për bllokimin e mjeteve nga ana e Drejtorit të Policisë së Shtetit është dhënë më 9 tetor 2025, pra katër ditë para se të miratohej udhëzimi dhe plot tetë ditë përpara se të publikohej zyrtarisht.

> “Pra, kemi një rast të pastër ku Policia e Shtetit ka ‘zbatuar’ një akt që nuk ekzistonte ligjërisht. Ky është një abuzim institucional dhe një shkelje flagrante e shtetit ligjor”, evidenton Serjani.

Avokati kërkon që të gjitha rastet e bllokimeve të bëra në këto kushte të shpallen të pavlefshme, dhe të mbahet përgjegjësi për tejkalimin e kompetencave nga ana e institucioneve shtetërore.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme