Sociale 14 November 2025, 12:04 Nga VNA

Deklarata e minatorit të Spaçit në Komision: Përfaqësuesja e qeverisë më tha nuk paguheni keq

Ndaje në Whatsapp
Deklarata e minatorit të Spaçit në Komision:

Përfaqësuesit e qeverisë jo vetëm që heshtin dhe nuk japin zgjidhje për problemet e minatorëve të Spaçit, të cilët prej javësh protestojnë, por përpiqen në mënyrë të turpshme të justifikojnë veprimet e kompanisë. Kjo është reflektuar qartë në seancën e djeshme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku minatori Albert Bushpreni ka rrëfyer një episod me një përfaqësuese të qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Bushpreni tregoi bisedën me një nga përfaqësueset e qeverisë.

“Më thotë një nga ato zonjat, s’ia di emrin, më thotë, nuk paguheshit keq ju. Pse i them unë nga e di ti? Po tha, më thanë ata këtë muaj që kaloi për shtatorin ke marrë 2 milionë e ca lekë. Po i thashë, është shumë e vërtetë, e kam këtu po ua tregoj. Dhe i thashë zonjës, a ke durim?Ose merre në WhatsApp, printoje, lexoje me shkronja më të mëdha, ose zbërtheje këtu tek telefoni im. Ti ke parë vetëm shumën në fund. Dhe është e vërtetë që unë i kam marrë, por ke parë sa ditë kam punuar unë? Unë kam punuar 32 ditë. Dhe një ditë në të është festë që e kam bërë punë dhe paguhem detyrimisht. Edhe punë, edhe festë që ma njeh ligji, edhe pjesa dërmuese e këtyre janë turni i dytë dhe i tretë. E mori ajo zonja, u mundua me e zbërthy dhe u tha kolegëve të vet, kjo është një paçavure”, tha Albert Bushpreni.

Rrëfimi i Bushprendit tregon qartë se përfaqësuesit e mazhorancës jo vetëm kanë braktisur minatorët, por as nuk marrin mundimin të kuptojnë thelbin e problemit. Në vend që të paragjykojnë, duhet të dëgjojnë kërkesat e minatorëve, të cilët kërkojnë ngritjen e një sindikate për të mbrojtur të drejtat e tyre në punë.

Ndërkohë kompania, në vend që të dialogojë, jo vetëm e refuzon këtë kërkesë, por ka nisur një fushatë largimesh të padrejta dhe presionesh psikologjike ndaj punëtorëve.

E gjitha kjo ndodh ndërkohë që deputetët, të cilët shfaqen në Parlament dhe Komisione me veshje firmato dhe përfitojnë rroga mbi 5 mijë euro të shoqëruara me benefite të tjera, nuk shfaqin asnjë ndjeshmëri ndaj minatorëve që punojnë nën tokë, me tre turne, pa ditë pushimi dhe me rrezik të përhershëm për jetën.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme