Sociale 19 January 2026, 21:24 Nga VNA

Defekt në linjën 110 kV të OST lë pa energji disa zona të Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Defekt në linjën 110 kV të OST lë pa energji disa zona

Një defekt në linjën 110 kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Sipas informacioneve të deritanishme, pa energji kanë mbetur lagje në Njësitë Administrative 1 dhe 2, përfshirë Ali Demin, Shkozën, zonën e Tregut Elektrik, Saukun, Farkën dhe zona përreth.

Burime zyrtare nga OSHE bëjnë me dije se defekti i përket OST-së, e cila aktualisht po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me qëllim furnizimin gradual të nënstacioneve përmes linjave të tjera të transmetimit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat të saktë për rikthimin e plotë të energjisë.

 

 

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme