Sociale 2 October 2025, 10:59 Nga VNA

Dëbora arrin që në vjeshtë në zonat malore, por rrugët mbeten të qarkullueshme

Ndaje në Whatsapp
Dëbora arrin që në vjeshtë në zonat malore, por

Debora është shfaqur në vendin tonë që në muajt e vjeshtës, duke sjellë reshje të parakohshme bore në zonat malore, veçanërisht në Dukagjin dhe Kukës. Reshjet e borës kanë krijuar një peizazh të bardhë mbi majat e maleve, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke arritur deri në 0-3 gradë Celsius.

Megjithatë, rrugët kryesore mbeten të hapura dhe të kalueshme për të gjitha automjetet. Aksi Shkodër-Theth nuk është prekur ende nga bora dhe rruga e Vermoshit në Malësinë e Madhe është gjithashtu e lirë nga dëbora, megjithëse majat e maleve në këto zona janë zbardhur nga reshjet. Automjetet e firmave nënkontraktore janë në gatishmëri të plotë për të intervenuar në rast përkeqësimi të motit.

Në Kukës, reshjet e para të borës kanë nisur pas mesnate dhe kanë krijuar një shtresë dëbore deri në 15 centimetra. Në disa fshatra të njësisë administrative Shishtavec është regjistruar ndërprerje e energjisë elektrike, por mjetet borëpastruese janë aktive për të siguruar qarkullimin e lirë dhe për të shmangur pengesat në rrugë. Gjendja po monitorohet me kujdes për të garantuar sigurinë e banorëve dhe lëvizjen e mjeteve.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme