Sociale 13 January 2026, 08:12 Nga VNA

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

Ndaje në Whatsapp
Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit ende po bën pagesat e muajit dhjetor 2025.

Sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave që i takojnë datës 7 dhjetor, janë bërë 380 milionë lekë pagesa (3 milionë euro) për faturat e datës 24 dhjetor, mbi 505 milionë lekë ose 5,5 milionë euro për faturat e datës 31 dhjetor.

Këto janë vetëm dy shembuj, teksa shumica e pagesave nga thesari në dy javët e para të janarit 2026 po bëhen për faturat e dhjetorit 2025.

Ekspertët e financave pohojnë se, pagesa e faturave të dhjetorit në ditët e para të vitit pasardhës është e lejueshme nga pikëpamja ligjore.

Sistemi buxhetor shqiptar funksionon kryesisht mbi bazë cash, çka do të thotë se shpenzimet regjistrohen në momentin kur kryhet pagesa dhe jo domosdoshmërish kur lind detyrimi.

Për këtë arsye, një faturë që i përket shërbimeve apo mallrave të dhjetorit, por që paguhet në janar, llogaritet ligjërisht si shpenzim i vitit të ri. Kjo nuk përbën shkelje të ligjit për menaxhimin e financave publike, por i deformon treguesit e një viti buxhetor dhe dëmton transparencën.

Pagesa e faturave të dhjetorit në janar bën që deficiti i vitit të kaluar të shfaqet më i ulët, ndërsa barra reale e shpenzimeve zhvendoset artificialisht te viti pasardhës.

Kjo mënyrë e pagesave të dhjetorit në vitin tjetër fiskal është shndërruar në praktikë të përsëritur çdo fund-vit, dukë dëmtuar besueshmërinë e raportimit fiskal dhe kufizimin e të drejtës e publikut dhe të Kuvendit për të kuptuar se sa ka kushtuar realisht qeverisja e vitit te kaluar.

Në raportimet sipas standardeve ndërkombëtare shpenzimet regjistrohen në momentin kur lind detyrimi ekonomik.

Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa.

Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.

Çdo fund viti qeveria miraton buxhet në rritje për vitin pasardhës, por në të vërtete asnjëherë nuk arrin të ekzekutohet sipas planit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë edhe pse vendi ka nevoja të mëdha me gati 20 për qind të popullsisë në varfëri relative dhe një emigracion masiv.

Në 2025 teprica ishte shumë më e lartë pasi pagesat e muajit dhjetor ishin më të kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, një pjesë e së cilës mund të përdoret për uljen e mëtejshme të borxhit publik është më e mirë se abuzimet me to, siç edhe kanë treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK./ Monitor

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme