Sociale 17 August 2025, 14:35 Nga VNA

Bllokohen 35 mjete lundruese nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit/ 19 persona të shpëtuar në det

Ndaje në Whatsapp
Bllokohen 35 mjete lundruese nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit/ 19

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kanë intensifikuar kontrollet gjatë kësaj jave në vijën bregdetare nga Komani në Ksamil, për të rritur sigurinë në ujërat territoriale dhe për të shmangur rreziqet për pushuesit. Si rezultat, janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit detar.

Ndër mjetet e bllokuara rezultojnë:

22 jet ski
5 skafe
6 gomone
2 varka metalike me motor uji të instaluar

 

Nga këto, 14 mjete u konstatuan duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Gjithashtu, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave policore, janë shpëtuar në det 19 persona, mes tyre shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe janë nxjerrë në breg 6 mjete të rrezikuara.

 


Në një tjetër aksion, Policia Kufitare e Sarandës në bashkëpunim me autoritetet greke ka lokalizuar dhe bllokuar një gomone të vjedhur në zonën e Lefkadhës (Greqi), e cila po lundronte jashtë perimetrit të sigurisë në plazhin e Pemës së Thatë, Ksamil-Sarandë. Vijon puna për identifikimin e autorëve.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme